AktualitetTë fundit

Ben Blushi largohet nga “Top Channel”

Ben Blushi ka njoftuar ditën e sotme largimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, funksion të cilin e mbante që pas largimit të tij nga partia Libra.

Sipas burimeve, Blushi u ka dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të afërt të cilët i lajmëron për largimin e tij nga detyra, por motivet e këtij zhvillimi janë ende të paqarta.

“Duke nisur nga sot, nuk do jem në në Top Channel. Me bindjen se sot largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para 4 vitesh, ju uroj të gjithëve puë të mbarë. Ben Blushi”, shkruhet në mesazhin e ndarë prej tij me stafin.

Pas largimit nga kompania mediatike në fjalë nuk dihet se cili do të jetë angazhimi i radhës i Ben Blushit, i cili pavarësisht kritikave ndaj qeverisë së Ramës në mandatin e saj të parë, u bë më pas i njohur si mbështetës i mazhorancës.

Blushi e filloi detyren e tij ne Top Channel me 29 janar 2018.

 

Fraksion.com