Albana Fico emërohet në krye të QSUT-së
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është konfirmuar sot në krye të QSUT-së.
Ajo do të zëvendësojë në këtë post Enkelejd Jotin, që u zgjodh pak javë në parë nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Joti u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me 7 vota pro.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend“, shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në “Facebook”.
Fico është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua, me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.
Fraksion.com