AktualitetTë fundit

Akuza për pastrim parash, lihen në burg kunati dhe ish-truproja i Rezart Taçit

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg Artur Ballën, kunatin e biznesmenit Rezart Taçit dhe ish-truprojën Bledar Lilo, të cilët akuzohen për pastrim parash.

Po ashtu, i përfshirë është dhe Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.

 

Fraksion.com