Veriu dhe juglindja të zbardhur nga bora; Ja akset problematike për të qarkulluar në vend
Dimri ka mbërritur dhe bora e parë ka zbardhur qytetet juglindore dhe veriore të vendit.
Nuk raportohet ende për fshatra të izoluar, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon drejtuesit e mjeteve të lëvizin me zinxhirë në zonat ku ka rënë borë, ndërsa prezente janë dhe ngricat për shkak të temperaturave të ulëta.
Korça është zgjuar e zbardhur këtë mëngjes, teksa reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
Trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora deri në 10 cm.
Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.
Në Qafë Thanë raportohet për ngrica në rrugë, kështu që shoferët këshillohen të lëvizin me zinxhirë.
Fraksion.com