AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Valbona magjike nën petkun e bardhë të dëborës

Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje nga parku kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.

“Mirëmëngjes dhe me me Valbonën magjike, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë.

Reshjet e para të dëborës që nisën dje, e kanë shndërruar parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësimin qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

 

Fraksion.com