Postimi i Granitit që ngriti dyshime, a po njihen jashtë “BB VIP” me Fifin?
Tashmë që të dy janë larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, fansat po presin të dinë se si do të shkojë marrëdhënia mes tyre? Është fjala për Fifin dhe Granit Canën, të cilët kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, e madje të gjithë menduan se mund të lidheshin bashkë.
Por gjërat ndryshuan kush ish-futbollisti u shpreh se mes tyre nuk mund të ketë asgjë më shumë se miqësi dhe se e shikonte Fifin si “motër”. Më pas edhe këngëtarja u shpreh se ka patur pëlqim, por kuptoi që nuk kishte ndjenja për të.
Por edhe pas daljes nga shtëpia si duket Granitit po i pëlqen vëmendja pasi vazhdon të merret me Fifin. Së fundmi Cana ka postuar një video kur ka qenë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për festën e Halloween.
Në videon në fjalë modeli dhe këngëtarja shfaqen duke kërcyer së bashku. Fifi e “kafshon” në qafë dhe Graniti në ato momente rrëzohet.
Kujtojmë se Graniti kur ndodhej brenda shtëpisë së BB VIP, rrëfeu për një lidhje të tij dashurie. Ai u shpreh se i mungonte dhe se ende ndjente për të. Por pasi doli nga BB VIP, Cana nuk ka bërë asnjë postim për vajzën në fjalë.
Fraksion.com