AktualitetKosovaTë fundit

“Rrezik për sulm”; Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë punonjësit të shmangin turmat, Policia: Po merremi me çdo informacion që kemi

Për shkak të  rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Por, Policia e Kosovës konfirmon për mediat kosovare se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Mësohet se periudha e rrezikut ishte raportuar nga 26 deri më 29 nëntor, kurse autoritetet e sigurisë jo zyrtarisht janë njoftuar me këtë rast.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia.

 

Fraksion.com