AktualitetBota+Të fundit

Erdogan urdhëron që të hetohet rënia e lirës turke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar një hetim mbi manipulimet e mundshme të monedhës, teksa lira turke ka shënuar rekordin më të ulët kundrejt dollarit gjatë kësaj jave.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu raporti se Erdogan ka kërkuar nga Këshilli Mbikëqyrës Shtetëror – një agjenci e auditimit që i raporton Presidencës – që të identifikojë institucionet që kishin blerë sasi të mëdha të valutave të huaja dhe që të përcaktojë nëse kishte pasur ndonjë manipulim.

Lira turke ra në nivelet më të ulëta gjatë kësaj jave, pasi presidenti Erdogan u zotua se do të vazhdojë me politikën e lehtësimit të normave të interesit. Monedha turke ka humbur 45 për qind të vlerës së saj gjatë këtij viti, dhe gjysma e humbjes së vlerës ka ndodhur në dy javët e fundit.

Lira turke ra deri në 13.45 për dollarë të martën, pasi Erdogani deklaroi se do të vazhdojë me politikën që banka qendrore të ulë normën në 15 për qind, pavarësisht se inflacioni është rreth 20 për qind.

Gjatë këtij fjalimi, ai tha se Turiqa po lufton “një luftë për pavarësim ekonomik” dhe se nuk do të gjunjëzohej para presionit që të ndryshojë politikë.

“Ne po shohim lojërat që po luhen për kursin e këmbimit, normat e interesit dhe rritjen e çmimeve nga ata që duan ta nxjerrin vendin tonë nga loja”, tha ai.

Këshilli Mbikëqyrës Shtetëror i Turqisë mund të kërkojë nga organizata të ndryshme që të paraqesin informacione dhe dokumente të rëndësishme dhe më pas të dërgojë gjetjet e hetimit tek autoritetet relevante.

 

Fraksion.com