AktualitetKosovaTë fundit

“Tronditëse!”; Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës goditje ndaj rendit

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Decan këtë të premte, ku mbetën të vdekur tre persona.

Ajo u bën thirrje organeve që ta hetojnë rastin, duke theksuar se sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit të vendit.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkruan Osmani.

 

Fraksion.com