“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet”; Rama kujton tërmeti i 26 tetorit: Mirënjohës pa fund!
Si sot 2 vite më parë, 26 nëntor 2019, vendi ynë u trondit nga një tërmet i fuqishëm, që shkaktoi 51 viktima, shkatërroi qindra ndërtesa dhe la po qindra e qindra të pastrehë në rrugë të madhe.
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ngjarjen e rëndë që tronditi shqiptarët dhe jo vetëm.
“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj” shkruan Rama, mesazhin e tij në Facebook.
Kryeministri gjithashtu shpreh një falenderim për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë dhe që u solidarizuan me të goditurit nga fatkeqësia. “Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia”, vijon shkrimi i Ramës.
Fraksion.com