“Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë”; Kurti: Bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit e kemi detyrë të lartë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur nga Elbasani se Shqipëria dhe Kosova e kanë detyrë bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit.
“Bashkëpunimin me njëri-tjetrin e kemi për detyre, ashtu si edhe mbrojtjen e njëri-tjetrit. Jemi më shumë sesa 2 shtete për tu shpërqendruar. Duhet ta gjejmë thirrjen e përbashkët. Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet te tjetri. Duhet të vrapojmë. Qartësia dhe veprimi i përbashkët na udhëzon vetë drejt rrugës. Hekurudha e përbashkët është rritje e rëndësisë së portit më të rëndësishëm të shqiptarëve. Ne jetojmë me fqinjët tanë që kemi të kaluar të përbashkët por edhe do ta ndajmë të ardhshmen. Ne po hapim pika kufitare të përbashkët. Po rrisim bashkëpunimin kulturor. Po rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat. Le të përshpejtojmë hapat e veprimit”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ha se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriot dhe të flasin si diplomatë.
Fraksion.com