AktualitetPolitikëTë fundit

“Sigurimet shoqërore, lejet e qëndrimit, arsimi dhe diplomat…”; Marrëveshjet që ka mbi tavolinë mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë do të nisë pak pas orës 10:00 dhe do të mbahet në Elbasan.

Ndërkohë janë zbardhur edhe disa prej marrëveshjeve që pritet të miratohen sot mes të dyqeverive, qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Një prej marrëveshjeve është ajo për sigurimet shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës së njohjes së diplomave.

“Marrëveshja që do te nënshkruhet në fushën e arsimit është: Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave). Në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore, të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara”, tha Nagavci.

Po ashtu do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë. Ndërkohë që pritet që të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi duhet shtuar se kjo do të nënshkruhet të premten në takimin e përbashkët të mes dy vendeve.

 

…dhe agjenda:

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

 

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

 

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)

12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

 

Fraksion.com