AktualitetTë fundit

Shpërthimime C4 në Fier: Lëndë plasëse në derën e një banese në katin e 4, asnjë i lëndua

Një shpërthim me lëndë plasëse të llojit “C4” ka ndodhur në qytetin e Fierit ku sipas njoftimit zyrtar të policisë në banesën e vendosur nuk ka pasur persona që po jetonin aty aktualisht.

Lënda plasëse është vendosur në katin e katërt të pallatit dhe shpërthimi ka alarmuar banorët të cilët kanë dalë të gjithë menjëherë jashtë banesave.

Sipas burimeve , bëhet me dije se pronari i shtëpisë ku është vendosur lënda plasëse është shtetasi Asqeri Hyskaj i cili jeton jashtë vendit prej më shumë se 10 vitesh. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje. Por deri më tani policia ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e identitetit të autorëve.

 

Fraksion.com