AktualitetTë fundit

Shokuese në Vlorë: Nëna hidhet nga pallati së bashku me fëmijën 2-vjeçar

Tronditëse në Vorë, hidhet nga pallati një grua 35 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’.

Informacionet paraprake thonë se të dy kanë humbur jetën. Nëna e  identifikuar me emrin Pamela Mërtiri,  është hedhur nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati që nuk banonte.

Një banor i pallatit  ku ndodhi ngjarja e rëndë, tha se e dëgjoi kur gruaja me fëmijë u hodhën nga kati i 5-të. Ai tha se fëmija vdiq në vend, ndërsa gruaja kishe ende shenja jete. Ajo nuk jetonte në atë pallat.

“Ajo është hedhur nga kati i 5-të nga sheshpushimi, ka ardhur aty thjeshtë për të kryer aktin. Nuk rrinte aty. Ishte bashkë me fëmijë, kur u hodhën dëgjova zhurmën dhe pas që ishin përmbysë. Ajo kishte shenja jete, fëmija jo, ishte çarë në fytyrë. Rri te pallati përballë’, tha banori

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com