AktualitetPolitikëTë fundit

Qëndrimi për ‘Ballkani i Hapur’; Rama: Kur të jemi shqiponjë me një kokë, ka rrezik që të kafshojmë veten

Në konferencën e përbashkët për mediat me holomologun nga Kosova, kryeministri Edi Rama zgjodhi simbolin kombëtar, shqiponjën e flamurit, për të komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama dhe homologu nga Kosova, Albin Kurti u pyetën për Ballkanin e Hapur, për të cilin SHBA ka bërë të qartë se nuk bëhet pa të gjitha shtetet.

Kosova ka dalë krejtësisht kundra ndërsa Rama thotë se opinionet e ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes dy shteteve. Ndër të tjera, përmnendi shqiponjën duke thënë se është me dy koka dhe kur të bëhemi “me një kokë”, ekziston rreziku që të kafshojmë veten më shumë se sot.

Rama: Mendimi i Shqipërisë, i kësaj qeverie, mendimi im lidhur me Kosovën e Serbinë nuk është as sekret, as i panjohur, është i njëjti mendim që e kam shprehur qysh në krye të herës. Në këtë pikë, nuk ka asnjë dilemë. Sa i përket Open Balkan, kemi sigurisht dy qasje, qëndrime, opinione të ndryshme. Këto opinione të ndryshme në raport me Open Balkan nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë dhe koka tjetër nga ana tjetër.

Shqiponja është e informuar vizualisht në 360 gradë prandaj mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka të kapet në befasi nga një anë e tjetra, asnjë shqetësim për këtë dhe mendoj se është vlerë e shtuar në këtë periudhë të historisë sonë që jemi shqiponjë me dy koka. Kur të vijë dita që të jemi shqiponjë me një kokë, rreziku është që të kafshojmë veten më shumë se sot që nuk e kemi këtë luks dhe këtë qëllim. Unë personalisht jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, për këndvështrimin strategjik dhe angazhimin në funksion të këtij angazhimi. Mos prisni që debatet mes meje dhe Albinit të jenë të mbyllura. Nuk rrimë dot pa menduar dhe e kam menduar po të mendoj njësoj për të gjitha gjërat.

Ndërsa Albin Kurti u shpreh se mbledhja e sotme solli liberalizimin e kufirit dhe bashkëpunimin e zyrtarëve për institucionet.

Kurti: Edhe takimi që kemi pasur së bashku në Prishtinë me ekipin Rama dhe mbledhja e sotme e dëshmoi që është e mundur të dakordohen edhe pa menduar e pa e përmendur fqinjen, andaj mendoj se duhet të kemi vlerësim dhe për këtë aspekt meqë jemi shtete të pavarura, që e kanë synim BE dhe nuk kanë nevojë që sa herë bashkëveprojnë, doemos ta mendojnë, ta përmendin dhe endin fqinjin.

Ajo cka bëmë sot është liberalizimi i kufirit për qytetarët dhe bashkëpunimi i zyrtarëve për institucionet. Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po revitializohet për qytetarët.  Ky bashkëpunim është përgjegjësi dhe detyrë e jona duke qenë se dhe interesi dhe miirëqenia e qytetarëve e kërkon një gjë të tillë. Bashkëpunimi ynë do të zvogëlojë deficitet.

 

Fraksion.com