AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndërrimi i bravës”; Demokratët e PD Dega Fier protestë, Baçi: E turpshme

Përfaqësues të degës së PD Fier kanë protestuar këtë të premte për ndërrimin e bravës së jashtme të godinës.

Ish-kryetari Luan Baçi, e quajti një verim të turpshëm duke theksuar se godina është financuar dhe rregulluar me financat e anëtareve dhe aspak nga PD, edhe pse e kishte si detyrim.

Dihet tashmë para dy ditësh sekretari i degës erdhën në zyrat e PD dhe i gjetën të ndërruar bravën. Duke u ndodhur para një situate të tillë u bë një denoncim se dyert ishin të mbyllura. Dyert u hapen nga PDSH, kryesia nuk di asgjë, quhet një uzurpim i zyrave, duhet të funksiononte ndryshe, gjithë anëtarësia , janë të revoltuar të gjithë, donin të futeshin forcërisht, por zyrat janë tonat, prandaj këtu që kjo punë të zgjidhet se këto zyra janë të PD, në 2013 kur kemi kaluar në opozitë kanë qenë jashtë standardit dhe janë rregulluar mobiluar në mënyrë vullnetare dhe e kanë mbajtur me financat e tyre nga anëtarët,  se PDSH kurrë nuk ka financuar asgjë për Degën e Fierit edhe pse e ka pasur detyrim. Më herë këto fakte nuk janë publikuar, por kanë qenë në debatet e brendshme, por tani janë një shtesë argument për këtë veprim të turpshëm dhe ofendues. Nuk jemi njoftuar që po bëhen punimet. PD është atje ku është anëtarësia, jo aty ku janë zyrat”, tha Baçi.

Ai e ka konsideruar një hakmarrje këtë veprim, pasi shumica e aëtarëve të Degës Fier mbështesin datën 11 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar dhe kanë mbështetur Foltoren.

“Është një hakmarrje për pjesëmarrjen e madhe që ka për datën 11 dhjetor, është dëshira e vet, anëtarëve të grup seksioneve, anëtareve të bordit këshillimor. Është shkak i foltoreve, pasi pas Tiranës  ishte Fieri mbështetja më e madhe. Sado e fortë të jetë lufta, brenda PD është një luftë që PD e forcon, nuk do të jetë një ndarje, do të jemi përsëri bashkë, do të dalim mbanë se kundërshtari ynë është Edi Rama”, tha ai.

Tensionet nisën një ditë më parë në  Partinë Demokratike të Fierit, pasi ish-kryetari Luan Baçi denoncoi se derës së selisë i janë ndryshuar bravat.

Kryetari Agron Kapllanaj, i cili reagoi pas denoncimit tha se ish-kryetari i kësaj dege ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqjen dhe se me vendim të Kryesisë të Partisë Demokratike është komanduar të drejtojë ai vetë këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme:

Pas shfaqjes së Baçit pranë Berishës në foltoren e Fierit, ai u thirr në takim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha ku siç tregon vetë Baçi iu kërkua të linte postin, ndërkohë që po atë ditë nga PD është lëshuar një shkresë për emërimin e Kapllanajt.

 

Fraksion.com