Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit nga përkeqësimi i motit
Përkeqësimi i motit ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizime.
Duke nisur nga dita e sotme, deri në fund të muajit parashikohet mot me reshje dhe erëra të forta në gjirin e Vlorës. Në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-JugPerëndim është forca 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 ballë ,10-15m/s deri në 7-8 ballë/ 15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 3.50 metra.
Përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021 në orën 12:00.
Fraksion.com