AktualitetTë fundit

Meta dekreton ushtarakët me Gradën Madhore “Gjeneralbrigade”

Presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar me Gradave Madhore disa drejtues të lartë të Forcave të Armatosura.

Mësohet se kreu i shtetit ka shqyrtuar sot propozimet e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa ka dhënë dekretet me gradat.

“-Kolonel Petrit Pal Çuni, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak Kombëtar”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

-Kolonel Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant”, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (Qendra e Stërvitjes Bazë), në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

-Kapiten i Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”.

-Kolonel Editson Jani Zarka, me detyrë “Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm”, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

 

-Kolonel Ilir Koço Pujo, aktualisht me detyrë “Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” (AISM), i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

 

-Kolonel Ylli Nikol Pulaj, aktualisht me detyrë Zëvendëskomandant i Forcave Ajrore, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Sh.T.Z. Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vlerësoi propozimet dhe masat e marra në kohë për plotësimin e strukturave me personel me Grada Madhore të Forcave të Armatosura, masa këto të cilat do t’i shërbejnë motivimit të mëtejshëm të ushtarakëve profesionistë në përmbushjen e misionit të tyre, dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta dhe Ligji.”, thuhet ne njoftim.

 

Fraksion.com