“Kurajo Kosovës në këtë moment sfidues”; Rama për ngjarjen në Deçan: Jetët e marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkim ekstrem na kanë brengosur të gjithëve
ryeminisri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen tragjike ne Decan të Kosovës ku humbën jetën 4 persona pers tyre 2 nxënës të mitur.
Me një reagim në Twitter Rama shkruan se jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”- shkruan ai.
Fraksion.com