Life StyleTë fundit

“Isha i martuar dhe punoja si zhigolo në Tiranë”; 32-vjeçari rrëfen publikisht historinë e fshehtë

Angel Spaho, 32 vjeç, ka treguar sot nga “Rudina” historinë e tij të veçantë. Prej shumë vitesh ka zgjedhur të bëjë një punë aspak të zakontë. I detyruar prej kushteve të vështira ekonomike, kur ishte vetëm 16 vjeç, i vetëm, në pozitat e emigrantit në Greqi, filloi të punonte si striptist në klabet greke, madje edhe duke ofruar shërbime ekstra për klientet kundrejt pagesës.

Në sajë të kësaj pune, Angel fitonte të ardhura të kënaqshme falë të cilave paguante strehën ku jetonte dhe shkollimin.

“Si fillim m’u desh ta bëja këtë punë, por m’u duk edhe sikur më plotësonte për arsye financiare dhe më pas fillova u mësova me këtë gjë edhe më sillte shumë të ardhura”.

Në vitin 2010, Angel u kthye në Shqipëri dhe prej atij momenti punon dhe jeton në vendin e tij. Punën që ka bërë për thuajse 15 vite, e pranon pa e gjykuar aspak veten.

“Nuk e gjykoj veten time aspak dhe arsyet përse e kam bërë i di vetëm unë. Është gjithçka që më përket vetëm mua dhe askujt tjetër”.

Sot, babai i një djali 11-vjeçar, pas mbylljes së klabeve prej pandemisë, nuk punon si stripist apo si zhigolo, por si barist dhe menaxher lokali, edhe pse ka studiuar për fizioterapi.

Angel tregon se ka punuar si zhigolo edhe në Shqipëri për më shumë se 3 vjet, në mënyrë të fshehtë. Madje ai ka qenë edhe i martuar në të njëjtën periudhë që ushtronte këtë profesion, por këtë sekret nuk ia kishte treguar bashkëshortes. Angeli thotë se gjithçka e bënte për para.

“Ka ndodhur diçka rastësi. Kur shkova në një strip këtu për qejf, futem aty dhe duke kërcyer me vajzat më vjen dhe më thotë një zonjë rreth 40 vjeçe më pyeti mos ke punuar diku, sepse lëvizjet ishin shumë profesionale të miat, biles i zhvishja dhe nudo vajzat dhe unë kërceja me ato. Nga aty ajo më pa dhe fillova duke pasur më shumë kërkesa dhe këtu. Është e vërtetë që edhe këtu ka më shumë kërkesa se jashtë”.

Në Shqipëri, tregon më tej Angel, ka punuar rreth 3 vjet e gjysmë si zhigolo, por gjithçka ka qenë e fshehtë.

“Por ka qenë gjithçka sekret, se dhe unë kam qenë i martuar në atë kohë. Por bashkëshortja nuk ishte në dijeni”.

Por nuk mendon se është e rëndë (siç e quan moderatorja këtë veprim të tij “po kjo është e rëndë. Se mirë që e bën, por edhe e fsheh”).

“Jo, nuk është e rëndë. Ajo e dinte që unë punoja…Nuk mund ta quash tradhti atë sepse… është punë. Ishte punë për mua. Nxitja ishte leku, normal”.

 

Fraksion.com