AktualitetPolitikëTë fundit

“Hiqet kufiri Shqipëri – Kosovë”: Rama: Monitorim me kamera në kufi, pa kontrolle fizike

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti pohoi se në pikat kufitare mes dy vendeve do të aplikohet një regjim i ri, monitorim përmes kamerave dhe pa kontrolle fizike.

“Gazetarët tirana kanë ardhur këtu në Elbasan, për të ndjekur nga afër këtë mbledhje të 7 ndërqeveritare mes dy vendeve. Besoj i ndoqët rezultatet e këtij takimi që është përgatitur me intensitet të posaçëm. U takuam në Prishtinë dhe ramë dakord për piketat e takimit. Kemi firmosur një sërë marrëveshjesh konkrete, ku pa dashur që të marrë kohë të tepërt, të nënvizoja marrëveshjen e bërë për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Të dyja qeveritë kanë përcaktuar në buxhetin e 2022-it, një fond, të dyja ministritë kanë dakordësuar për ngritjen e ekipit të përbashkët të punës. Po ashtu dua të nënvizojë marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor, një kërkesë legjitime e kahershme e kohës, e eksportuesve dhe importuesve në të dy anët e kufirit, të cilët do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë. Më tutje nënvizoj se eliminimi i procedurave të dyfishta është objektiv i yni në të gjithë sektorët. Krijimi i manualit të ri për operimin në doganën e Durrësit, është kyçi për të ngritur në një nivel tjetër lëvizjen e lirë. E treta dua të nënvizojë, pasi është dhe lajm i mirë për të gjithë qytetarët nga të dy anët, veçanërisht për qytetarët e Kosovës të cilët vërshojnë në ditë festash apo në sezon veror në Shqipëri, është dakordësuar një regjim i ri doganor për ta në kufi, duke parasysh që mos të ketë radhë të dyfishtë.

Po punohet për një sistem alternativ monitorimi të pikave kufitare me kamera, pa kontrolle fizike, duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët i dy qeverive, por edhe personalisht i Albinit dhe i imi, për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar te disa modele pozitive, si Milano, Munich. Dua të falënderoj personalisht Albinin për ritmin e ri që ka marrë ky proces. Një pjesë të këtyre marrëveshjeve janë në zbatim. Problematika e zbritjes nga niveli më i larte te administrata, mund të kthehet në problematikë bllokuese. Krijimi i sekretariatit për koordinimin e të dy qeverive, në funksion të të dy marrëveshjeve, si mekanizëm i ri funksional, që raporton dhe orientohet nga zyrat e kryeministrave. Albin miku im, shumë faleminderit për mundimin për të ardhur deri këtu, Do kishim dashur që t’ju prisnim me diell, por megjithatë mbase ky shi që vazhdon e instiston është një bereqet. Bashkimi dhe intensifikimi i sa më shumë të të gjithë hapësirës dhe ndërveprimi i të dy shteteve, për të punuar që të kthejmë kufirin në normalitet, dhe jo si një mur për ndërveprimet të të dy bashkësive që kemi nderin e madh në këtë fazë të udhëheqim.”, tha Rama.

 

Fraksion.com