EMA miraton vaksinën e Biontech edhe për fëmijët 5-11 vjeç
Së shpejti në BE mund të vaksinohen kundër Coronës edhe fëmijët pesë deri njëmbëdhjetë vjeç.
Rregullatori Evropian i Barnave autorizoi të enjten vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer për përdorim tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.
Vendimi i hap rrugën vaksinimit të milionave nxënësve të shkollave fillore në mesin e një vale të re infeksionesh që ka përfshirë gjithë kontinentin.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Evropian, por kjo konsiderohet si çështje formale. Deri tani vaksina e Biontech Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer, është miratuar në Bashkimin Evropian për personat nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart.
Në Izrael vaksinimi i fëmijëve të moshës midis 5 – 11 vjeç nisi këtë javë
Vaksina e njohur me emrin Comirnaty ishte e para që nga katër vaksinat që u lejuan nga BE-ja më 21 dhjetor 2020, fillimisht për grupmoshat nga 16 vjeç e lart. Në fund të majit vaksina u lejua edhe për fëmijët nga dymbëdhjetë vjeç e lart.
Në SHBA deri tani janë vaksinuar me vaksinën e Biontech/Pfizer rreth tre milionë fëmijë e të vegjël. Në Izrael dhe Kanada vaksinimi i fëmijëve të moshës midis pesë dhe njëmbëdhjetë vjeç nisi këtë javë.
Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vaksimini i fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç është parashikuar të nisë më 20 dhjetor.
Fraksion.com