Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë, krenarë që qëndruam me miqtë tanë
Ambasada e SHBA ka përkujtuar tragjedinë e dy viteve më parë kur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019.
Me një postim në Twitter ambasada shkruan SHBA ishte krenare që qëndroi me miqtë shqiptarë për të ndihmuar atë ditë.
“Dy vjet më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur goditi një tërmet shkatërrues 🇦🇱. Kujtojmë 51 viktimat dhe nderojmë qëndresën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. 🇺🇸ishte krenar që qëndronte me miqtë tanë shqiptarë për të ndihmuar atë ditë dhe që atëherë”- shkruhen në postim.
Two years later, we remember that early morning when a devastating earthquake struck 🇦🇱. We remember the 51 victims & honor the resilience of Albanians in the face of disaster. 🇺🇸 was proud to stand with our Albanian friends to help on that day and ever since. pic.twitter.com/3SPnI5rs6D
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 26, 2021
Fraksion.com