AktualitetEkonomiTë fundit

Prodhimi energjisë elektrike nga hidrocentralet mbi 312 GWh

Prodhimi energjisë elektrike nga hidrocentralet publike dhe private shënoi rritje në 3-mujorin e tretë të këtij viti.

INSTAT bën të ditur se, prodhimi energjisë elektrike nga hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti në 1.047 GWh nga 978 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 7,1%.

Ndërsa në hidrocentralet private dhe koncensionare u prodhuan 311 GWh energji elektrike nga 292 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6,7%.

Sipas INSTAT shkëmbimi i energjisë elektrike  (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2021, ka pësuar një ndryshim me 23,7% duke arritur vlerën negative prej 651 GWh, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020 ku kishte një vlerë negative prej 527 GWh.

 

Fraksion.com