Konferenca vjetore e Komandantëve; Sekretari i Përgjithshëm dhe komandantët e lartë diskutojnë përshtatjen ushtarake të NATO-s
NATO po përshtatet për t’u përballur me kërcënimet e reja, duke përfituar nga mundësitë e krijuara nga inovacioni, teknologjitë e reja, elasticiteti, hapësira dhe kibernetike. Kjo është ajo që Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg i tha drejtuesve më të lartë ushtarakë të NATO-s në Konferencën vjetore të Komandantëve, organizuar nga Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë (SACEUR) gjenerali Tod D. Wolters.
Ngjarja, që u zhvillua në Mons, Belgjikë më 23 dhe 24 nëntor 2021, mblodhi së bashku komandantët e përbashkët dhe të domenit të NATO-s për një diskutim strategjik mbi përshtatjen ushtarake.
“Në vitet e fundit, NATO i ka zhvendosur rrënjësisht përpjekjet e saj nga operacionet jashtë zonës në mbrojtjen kolektive. Ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të modernizuar arkitekturën tonë të mbrojtjes dhe parandalimit dhe kemi përmirësuar në mënyrë dramatike, të menjherëshme, qasjen tonë ndaj planifikimit ushtarak”, tha Sekretari i Përgjithshëm.
“Unë mbështetem në udhëheqjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për të çuar përpara këtë punë të rëndësishme,” shtoi z. Stoltenberg.
Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm ishte pjesë e angazhimit të rregullt politiko-ushtarak në NATO. Në Konferencën e Komandantëve mori pjesë edhe kryetari i Komitetit Ushtarak, Admirali Rob Bauer.
Fraksion.com