“Unë do jetoj, mos u bëni merak”; Mikesha e Hueyda El Saied tregon bisedën e fundit me të
Një ditë më parë i gjithë opinioni publik u trondit nga lajmi se artistja e njohur, Hueyda El Saied, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare. Ajo po luftonte prej kohësh me kancerin dhe e kishte mbajtur të fshehtë pa ia treguar as miqve të saj.
Mikesha dhe kolegia e Hueyda-s, Sava Bardhi, ka zbuluar bisedën e fundit që ka patur me 46-vjeçaren, e cila i kishte thënë se do të jetonte.
“Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.
Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.
Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha ajo në emisionin “Rudina”.
Unë do jetoj, mos u bëni merak
Fraksion.com