Sot mbahet “Open Balkan” në Beograd: Kryeministri Rama online
Sot në Serbi mbahet takimi i radhës për nismën “Open Balkan”.
Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin serb në Beograd, por disa prej pjesëmarrësve do t’i bashkohen takimit virtualisht.
Pjesë e takimit në Serbi do të jetë edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohet konferencës online.
Takimi i radhës parashikohet të zhvillohet në Tiranë në muajin dhjetor.
Fraksion.com