Shefi i NATO-s nënvizon kontributin e Malit të Zi në Aleancë
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq viziton NATO-n dhe takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Zdravko Krivokapić, (23 nëntor 2021) Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Malin e Zi për kontributin e rëndësishëm që po jep për sigurinë e përbashkët të Aleancës. “Trupat tuaja shërbejnë në grupin e betejës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni; ju gjithashtu kontribuoni në misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë; dhe i mirëpres përpjekjet tuaja në promovimin e stabilitetit në rajon. E gjithë kjo tregon përkushtimin tuaj të fortë ndaj NATO-s”, tha z. Jens Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri shkëmbyen mendime për mjedisin e sigurisë në zonën euroatlantike. “Ne vazhdojmë të shohim përqendrime të mëdha dhe të pazakonta të forcave ruse pranë kufijve të Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm, duke shtuar se “NATO mbetet vigjilente dhe ne po monitorojmë situatën nga shumë afër”.
Për Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm theksoi mbështetjen e fortë të Aleancës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. “NATO mbetet e përkushtuar ndaj dialogut tonë të fortë politik dhe bashkëpunimit praktik me Bosnje-Hercegovinën dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet reformuese të vendit”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm.
Fraksion.com