AktualitetPolitikëTë fundit

“Halli i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila”; PD i përgjigjet Veliajt: Erioni i propagandës duhet të shfaqet live në SPAK, të dëshmojë

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i është përgjigjur deklaratave të kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili theksoi se halli i vetëm i kreut të PD Lulzim Basha është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shprehet se kreu i bashkisë së Tiranës duhet të paraqitet fizikisht në SPAK për të dëshmuar sipas saj në lidhje me shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.

Zhupa rikthekson rëndësinë  e Vettingut të politikanëve, ndërsa shprehet se kjo është rruga nëpërmjet të cilës çdo politikan i zgjedhur të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.

Reagimi:

Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.

 

 

Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund.

Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që cdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.

Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë.

 

Fraksion.com