“Fifi nuk e mban dot presionin e Balinës dhe i bie të fikët”; Debati: Situatë e rëndë në shtëpinë Big Brother Vip
Debati për puthjen mes Dj PM dhe Sarës ka marrë rrjedh tjetër.
Këtu është përfshirë edhe Fifi, të cilën e ka kritikuar opinionistja Balina, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur.
“Fifi mendoj se ky është një reagim i përsëritur. Dhe më shumë sesa dashuron dashurinë, do vëmendjen. T’u duk sikur të iku një pjesë e vëmendjes tënde..”, i tha Balina.
Pas debatit me Balinën, Fifi në bisedë e sipër i kërkoi Arbana Osmanit që ta lërë shtëpinë.
“Une mejëherë e lë shtëpinë, unë nuk do të ndërhyj në dashurinë e dikujt, Arbana dua ta lë shtëpinë menjëherë”, tha Fifi dhe i bie të fikt.
Më pas, Fifit i ka rënë të fiktë gjatë emisionit Live. Arbana ndërpret emisionin dhe kalon në reklama.
Pjesë nga debati:
Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.
Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.
Fraksion.com