“Basha është urdhëruar të sulmojë Metën”; Murati: Kaos në frontin opozitar për interesa personale. Nuk ka vullnet për dialog
Për kryeredaktorin e “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati është e vështirë të gjendet një kompromis apo një rrugë e mesme në situatën që ndodhet PD. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, teksa ka komentuar situatën në kampin blu Murati u shpreh se përjashtimi i njërit apo tjetrit është humbje sepse do të kishte kosto dhe zgjidhja do të ishte gjetja e një rruge të përbashkët.
Teksa ka folur për akuzat ndaj presidentit Meta dhe LSI-së ai tha se kemi të bëjmë me një panoramë kaotike në frontin opozitar. Sipas tij ka dy opsione për arsyet që e kanë çuar Bashën të ndërmarrë këtë sulm: Ka informacion që Meta po luan dhe mbështet Berishën dhe e dyta Basha është urdhëruar të veprojë në këtë mënyrë.
“Kjo është ngjarja kryesore politike në vend pas 25 prillit. Zhvillimi i brendshëm në PD është interesant dhe i papritur për shkak edhe të vendimit të Bashës për përjashtimin e tij. Akuzat kanë shkuar shumë larg dhe duket e vështirë të gjendet një rrugë e mesme. Kemi të bëjmë me dy politikanë me eksperiencë: Berisha i shpallur non grata dhe Basha që ka humbur 4 zgjedhje. Ata kanë nisur një betejë për interesat e tyre dhe nuk ka vullnet për të dialoguar. E vetmja mënyrë që të ketë zgjidhje në këtë situatë nuk është përjashtimi i njërit apo tjetrit sepse do të kishte kosto por gjetja e një rruge të përbashkët. Do të ketë një ndarje mes këtyre dy personave. Nëse ka pas një kërkesë nga SHBA për Bashën nuk ka qenë thjesht përjashtim nga Grupi por divorcim nga “Berishizmi”. Nëse ka ndodhur kjo është një mesazh me dy kuptime. SHBA i thotë Bashës se ne e dimë se kush është drejtuesi real i PD dhe si një ftesë për Bashën. Vendimi i Bashës ka qenë më i forti. Kemi të bëjmë me një panoramë kaotike në frontin opozitar. E gjeta të papritur sulmin e Bashës ndaj Presidentit dhe LSI-së. Ka dy opsione për arsyet që e kanë çuar Bashën të ndërmarrë këtë sulm: Ka informacion që Meta po luan dhe mbështet Berishën dhe e dyta Basha është urdhëruar të veprojë në këtë mënyrë. Basha poluan gjithçka për gjithçka. Ai mund të ishte treguar më inteligjent, por llogaritë e tij e kanë çuar në marrjen e vendimeve që janë më të mira për të dhe PD-në”
Sa i intereson Berishës të ketë një parti pa singlën e PD-së?
“Jemi në një situatë paradoksale. Sa e kritikojnë njëri-tjetrin aq edhe po e ndihmojnë. Diskutohet për çështje të padobishme dhe për thelbim që duhet të jetë analiza askush nuk diskuton. Pavarësëisht kritikave që këta dy individë po bëjnë është e vështirë të kuptohet mbështetja reale që ata kanë. Zgjidhja e vetme është vota”- tha ai.
Fraksion.com