SHBA, në dy javët e fundit numri i rasteve të COVID-19 tek fëmijët u rrit me 32 për qind
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mesin e fëmijëve të testuar në SHBA është rritur me 32 për qind në dy javët e fundit.
Në raportin e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) dhe Unionit të Spitaleve të Fëmijëve (CHA), njoftohet se javën e kaluar rreth 142 mijë fëmijë janë prekur nga COVID-19.
Norma e fëmijëve të shtruar në spitale javën e kaluar njoftohet se është 1,7 deri në 4 për qind e rasteve gjithsej sipas shteteve.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i fëmijëve të diagnostikuar është me 4 për qind duke tejkaluar 6 milionë e 767 mijë, ndërsa kanë humbur jetën gjithsej 939 fëmijë.
AAP, bëri të ditur se rreziku për sëmundje të rëndë dhe vdekje për shkak të COVID-19 tek fëmijët është më i ulët dhe se ka më shumë nevojë për kërkime mbi problemet më afatgjata shëndetësore që virusi mund të shkaktojë tek fëmijët si dhe për problemet emocionale dhe mendore që mund të shfaqen për shkak të epidemisë.
Fraksion.com