Postimi i tretë i Ramës: Për pak optimizëm në këtë ditë të nisur fare mbrapsht
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga blloku i ri i banesave që edhe pak bëhet gati për familjet që humbën shtëpitë në Manëz të Durrësit.
Ky është postimi i tretë i publikuar në rrjetin social facebook, nga kryeministri Edi Rama, brenda 2 orëve. I pari ishte reagimi për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 qytetarëve në Bullgari.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruante kryeministri.
Por kjo ditë e nisur mbrapsht siç e quan ai nuk e kurseu edhe një tjetër lajm të trishtë. Ndarja nga jeta e artistes së njohur Hueyda El Saied.
“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruante Rama.
El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.
Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Miqtë e saj konfirmojnë për Top Channel se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.
Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.
Fraksion.com