Mesazhet tronditëse; Halla e 8-vjeçarit: Mateos i është gjetur një tel në gojë
Moderatorja Roza Lati ka bërë publike disa mesazhe tronditëse që lidhen me vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji Klodian Calamani.
Ajo ka biseduar me hallën e Mateos ku thuhet se fëmija është përdhunuar në mënyrë brutale dhe shenjat kanë qenë evidente. Pranvera, halla e Mateos shton se ata kanë hetuar në mënyrë private dhe e kanë parë me sytë e tyre masakrën e kryer ndaj 8-vjeçarit, të cilit i është gjetur edhe një tel në gojë.
Sipas hallës, ngjarja po komplikohet pasi dyshohet se Klodian Çalamani nuk ka vepruar i vetëm në kryerjen e krimit. Ndër të tjera thekson se tek familja e Mateos nuk ka shkuar asnjë uniformë policie që t’i pyesë dhe të hetojë për ngjarjen e rëndë. Më poshtë jepet video e publikuar nga Roza Lati në rrjete sociale, ku tregon bisedën që ka patur me hallën e vogëlushit.
Fraksion.com