AktualitetPolitikëTë fundit

Lesi: Meta është luftëtar i fortë! LSI vetëm do të forcohet

Gazetari Nikoll Lesi u përfshi në një debat me analistin Kreshnik Spahiu këtë mbremje të hëne në Open ndërsa po diskutohet konflikti i krijuar mes presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Lesi tha se Meta është një luftëtar i fortë dhë zbritja e tij në fushëbetejën aktuale politike do t’i sjellë vetëm të mira LSI-së.

Ndërsa është kundërshtuar nga Spahiu, i cili u shpreh se Meta nuk po mbështet LSI-në në këtë pozicion si president i vendit dhe  nuk do të ketë asnjë mbështetje kur të jetë pa një post në vend.

Lesi: Meta është luftëtar i fortë, nuk është si Basha. Nëse një protestë e sillte rreth kryeministrisë për dy orë…Meta dhe Saliu nuk janë politikanë të politikës së butë. LSI vetëm do të forcohet në një opozitë të copëtuar. Ka shumë opozitarë që më shumë i besojnë Metës se sa Bashës. Përse e ke bindjen se Meta nuk mund ta ringrejë LSI.

Spahiu: Një parti e ndihmon kur je kryetar shteti apo kur je askush? Kur ai nuk e ndihmoi me gjithë ato burime financiare kur është president.

Lesi: Unë nuk vdes për Metën, kam bindje totale që Meta nuk është Basha.

Spahiu: Meta dhe Berisha kanë dy disavantazhe, do shkojnë në zgjedhje me një parti, LSI-në nuk e ndihmoi duke qenë president i republikës, por kur mos të jetë president si do e mbështesë?

 

Fraksion.com