Humb jetën artistja Hueyda El Saied; Rama: Lamtumirë shoqe e vogël
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të trishta të ndarjes nga jeta të artistes së njohur shqiptare Hueyda El Saied.
“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan Rama në rrjetin social, ndërsa ka postuar edhe një foto të artistes së ndjerë.
El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.
Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Miqtë e saj konfirmojnë se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.
Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.
“Lamtumirë shoqe e vogël.”, shkruan ai në Instagram.
Fraksion.com