Life StyleTë fundit

“E mori personale dhe me mua”; Einxhel komenton reagimin e Fifit pas puthjes së Sarës dhe Pajtimit

Puthja e Sarës me Pajtimin dy net më parë ka revoltuar shumë Fifin, e cila reagoi kundër blogeres. Sipas këngëtares, ky veprim është shumë ‘i rëndë’, sepse nuk mund të lidhesh me një person që deri dje e konsideroje shok.

Kjo deklaratë e Fifit, ngjalli reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë në shtëpi, shumica e të cilëve i dolën në mbrojtje Sarës, duke argumentuar se ajo ka të drejtën të qëndrojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Një ndër to ishte edhe Einxhel.

Moderatorja tha se Fifi është ndjerë keq nga mbështetja që ajo i dha Sarës.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Thjesht më erdhi keq që personi tjetër e mori sikur e kam personale me atë.

Sarah: E mori keq dhe mua më vjen keq për këtë gjë.

Einxhel: Jo, e mori personale dhe me mua, sikur erdha aty se doja të kapja… Pikërisht pse nuk doja të vija, nisa Benin.

Sarah: E di.

Einxhel: Dhe nuk i thash asnjë gjë përveçse po të flisja ty ‘Lëre’. Pastaj the ti ‘Unë do iki fare’. Dhe ajo tha ‘Ok’.

Pas zhurmës së madhe të krijuar dje, Fifi u sqarua me Sarën dhe i tha se dëshiron të dijë çdo gjë rreth tyre, për shkak se është shoqe e ngushtë me Pajtimin, të cilin e njeh prej 11 vitesh.

sarah pajtimi (2) sarah pajtimi (1) sarah, donald, pajtim (3) sarah pajtimi (4) sarah berisha, dj pm , pajtimi (3) sarah berisha sarah berisha, dj pm , pajtimi (2)

 

Fraksion.com