AktualitetPolitikëTë fundit

“Dhimbje e madhe”; Aksidenti tragjik në Bullgari, reagon ministrja Xhaçka: Ngushëllime për jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, ndodhemi pranë tyre

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për aksident tragjik të ndodhur në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë deri më tani, të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut.

Xhaçka i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe thotë se në atë aksident, kanë humbur jetë 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria, thotë Xhaçka, është pranë popullit të saj në Maqedoninë e Veriut në këtë moment të vështirë.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. është pranë në këtë moment të vështirë!

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com