“A do i dilje plumbit përpara për Bashkimin?”; Konkurrentja e “Për’puthen” bën deklaratën e papritur
Pjesë nga biseda:
Azemi: A je e gatshme për me i dalë plumbit përpara për Bashkimin?
Alvisa: Nëse do jem me atë, patjetër që po. Të shkëlqen fytyra tani! (i drejtohet Bashkimit)
Hyseni e akuzoi Alvisën se ka qenë gjatë gjithë kohës e lidhur me të dhe se vendosi të tregojë të vërtetën, kur mësoi se ajo e tradhtonte me Saitin. Ai tha se e kishte parë të flinte dy net në shtëpinë e tij dhe këtë gjë nuk e kishte duruar dot.
Nga ana tjetër, Alvisa tha se është dhunuar fizikisht nga Hyseni dhe madje tentoi të tregojë fotot me shenja në fytyrë dhe trup, të cilat i kishte të ruajtura në telefon. Konkurrentja tregoi se është kërcënuar vazhdimisht nga ish-partneri dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka shkuar në Polici, për ta denoncuar dhunën.
Sipas Hysenit, këto deklarata nuk janë të vërteta e për këtë arsye, do të nisë një prces gjyqësor kundër Qarrit.
Fraksion.com