AktualitetTë fundit

“Zoti i drogës”; Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë, i cilësuar si ‘Zot i drogës’.

Alket Hatija, i ashtuquajtur baroni i drogës do të ekstardohet në Itali. Vendimi është firmosur nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja, pas aprovimit që dha në muajin Shtator edhe Gjykata e Lartë.

Hatija u arrestua në 2017 në Berat nga policia shqiptare. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg nga gjykatat e Milanos.

Në fillim Gjykata e Durrësit morri masën e sigurisë detyrim paraqitje. Por, Gjykata e Apelit e dënoi me burg deri në pritje të ekstradimit.

Burime bëjnë me dije se para arrestimit, Hatija u shpreh se në 2008 drejtësia shqiptare njohu dënimin në Itali dhe e dënoi me 16 vjet burg.

Hatija akuzohet nga Italia për trafikun e rreth 500 kilogramë drogë, heroinë dhe kokainë.

 

Fraksion.com