Ruajtja dhe trajtimi i municioneve ushtarake, thelbësore për sigurinë
“Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunuan për të zhvilluar kursin e parë të Menaxhimit të Stokut Fizik të Sigurisë në Shqipëri”, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.
Ky kurs trejavor nga këshilltarë ushtarakë amerikanë, u fokusua në ruajtjen dhe përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake.
Instruktorë nga programi humanitar i Komandës Evropiane për Veprimin ndaj Minave dhe Forca Ajrore e SHBA mësuan studentë nga Forcat Tokësore Shqiptare dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në një përpjekje për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme dhe për të shkëmbyer ekspertizën.
Ruajtja dhe trajtimi i duhur i municioneve ushtarake janë thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë.
Fraksion.com