“Për 5 orë ju vijmë në Athinë’; Turqia kërcënon Greqinë
Konflikti i vjetër Turqi-Greqi duket se nuk ka për tu ndalur asnjnëherë. Stafetën e mori sot një anëtar i komitetit qendror të partisë AKP të Erdoganit. Sipas mediave greke, Metin Kiulunk, sipas raportimit të televizionit SKAI, ka lëshuar kërcënime me luftë kundër Athinës.
Kiulunk tha konkretisht: “Të huajt duan të bëjnë Greqinë të lëshojë raketa kundër Turqisë. Ne i sfidojmë ata. Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo të bëjnë, mos harroni, Turqia e vjetër nuk ekziston më!
Më herët, zëdhënësi i qeverisë Omer Çelik akuzoi sërish Greqinë për emigracion dhe Bashkimin Evropian si indiferent.
“Forcat greke po tërheqin zvarrë dhe shpojnë varkën e emigrantëve. Ata çojnë drejt vdekjes njerëz të pambrojtur. E gjithë kjo po ndodh para syve të forcave të NATO-s. “Pa rojet bregdetare turke, këta njerëz do të vdisnin,” tha Celik në mënyrë provokative. Përpjekja e tij për ta bërë të bardhën të zezë, Celik pohoi gjithashtu se “bota duhet ta ndalojë këtë mizori imorale. Forcat greke po përpiqen të vrasin njerëz të pambrojtur. Ata prangosin njerëzit dhe i lënë të vdesin”, tha ai, duke përsëritur akuzat e njohura të propagandës turke.
Fraksion.com