AktualitetPolitikëTë fundit

PD thotë se Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të presidentit Meta ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Partia Demokratike në deklaratë, akuzoi Presidentin Ilir Meta se tenton të përçajë Partinë Demokratike.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, thuhet në deklaratë.

 

Fraksion.com