Parashikimi i motit për sot, e hënë 22 nëntor 2021
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën bregdetare me intensitet të ulët dhe mesatar.
Më tej reshjet prekin të gjithë vendin dhe intensifikohen në formë shtrëngatash. Në mesditë dhe gjatë mbrëmjes në bregdetin jugperëndimor reshjet me intensitet të lartë në formë rrebeshesh shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull e dendur nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/16 | shi rrufe |
Kukës | 8/14 | re shi |
Lezhë | 13/15 | shi rrufe |
Dibër | 7/13 | re shi |
Durrës | 13/16 | shi rrufe |
Tiranë | 13/17 | re shi |
Elbasan | 12/16 | re shi |
Berat | 12/16 | re shi |
Vlorë | 15/17 | shi rrufe |
Korcë | 4/11 | re shi |
Gjirokastër | 10/14 | re shi |
Sarandë | 14/16 | shi rrufe |
Fraksion.com