AktualitetNATO/BETë fundit

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, historia e këtij rajoni përgjatë lumit Rin ishte dikur një shembull i gjithçkaje që ishte e gabuar me Evropën.

Më pas, ai u shndërrua në një rast studimor për gjithçka që mund të shkonte më së miri në Evropë, dhe potencialisht edhe në botë. Por ndërsa meditoj mbi këtë, ngjarjet aktuale më rikthejnë me këmbë në tokë me pyetjen:A mos po harrojmë leksionin që na dha Alsasa, dhe po rikthehemi në botën e keqe të vjetër?

Leksioni i Alsasës kishte të bënte me kufijtë. Pra nuk duhet të lejojmë që ata të ndajnë njerëzit, dhe sigurisht nuk duhet të vrasim njerëz për t’i ndryshuar ato. Në vend të kësaj, mënyra më e mirë do të ishte që kufijtë të bëheshin gjithnjë e më të parëndësishëm, në fakt gati të padukshëm, dhe kështu njerëzve nuk do t’u interesonte më se në cilën anë të kufirit e gjenin veten në çdo moment.

Mos harroni se banorët e Alsasës, ashtu si shumë evropianë të tjerë, e kaluan pjesën më të madhe të së kaluarës së tyre duke kaluar sa tek njëra fuqi tek tjetra. Edhe pse qenë folës të një dialekti gjerman, ata u bënë francezë në shekullin XVII-të, gjermanë në shekullin e XIX-të, më pas ndryshuan shtetësi 3 herë të tjera gjatë shekullit XX-të, çdo herë pas një lufte.

Ju mund të jetoni gjithë jetën tuaj në të njëjtën shtëpi në Strasburg, dhe të vazhdoni që të ndryshoni shtetësinë, si dhe të varrosni baballarët, vëllezërit dhe djemtë e rënë në luftë. Gjatëviteve 1950, Franca dhe Gjermania, me mbështetjen e madhe të Italisë dhe vendeve të ulëta (Holandës, Belgjikës dhe Luksenburgut), vendosën më në fund që t’i japin fund asaj çmendurie.

Ata lanë mënjanë armiqësitë dhe urrejtjet e vjetra, dhe ranë dakord që të mos sfidonin më kurrë kufijtë kombëtarë të njëri-tjetrit, prandaj u përpoqën që t’i bënin të parëndësishëm këto të fundit. Ata e quajtën atë dinamikë një “bashkim gjithnjë e më i ngushtë”.

Me kalimin e kohës, ky procesi ka çuar në përfitime të tilla si një treg i përbashkët, dhe më pas një treg i vetëm; një Komunitet Evropian, dhe pastaj tek Bashkimi Evropian. Ajo ka krijuar një zonë udhëtimi tërësisht të pakufizuar (ku nuk nevojiten pasaporta), qoftë për turizëm apo udhëtime të përditshme.

Edhe Zvicra, e cila nuk është zyrtarisht anëtare e BE-së, është pjesë e Zonës Shengen. Për pasojë, Alsasa gjendet tani në zemër të një mega-rajoni të begatë transnacional, që shtrihet në pjesë të Francës, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Ajo nuk është ndryshe nga zona e përbërë nga 3 shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit, përveçse ka më shumë përfaqësim në Kombet e Bashkuara. Evropianët që jetojnë pranë Mulhauzit, Frajburgut ose Bazelit, jetojnë, punojnë dhe argëtohen në rajonin e tyre të përbashkët metropolitan 3kombësh të Ruinit të Sipërm, si të ishin të gjithë pjesë e të njëjtit vend.

Të dashuruar me qasjen e tyre post-nacionaliste, evropianët ndryshuan kudo qasjen e tyre. Dhe kjo gjë shpesh funksionoi. Nuk ka asnjë dyshim që kjo ndihmoi në qetësimin e situatës edhe në Irlandën e Veriut. Për sa kohë që Irlanda dhe Britania e Madhe ishin anëtare të BE-së, si unionistët ashtu edhe republikanët, mund të vazhdonin të ndiheshin të lidhur me atdheun e tyre përkatës të zgjedhur prej tyre, duke pasur parasysh se midis tyre nuk kishin asnjë kufi tëdukshëm që i ndante.

Mënyra e Alsasës për të organizuar jetën e përditshme, ishte veçanërisht e dobishme kur disa vende që më herët ishin pas Perdes së Hekurt iu bashkuan BE-së. Evropa Qendrore është një grumbull etnish dhe kombësish, me hungarezët, sllovakët, bullgarët, rumunë dhe të tjerët qëjanë të përhapur dhe të përzier përtej territoreve të shteteve të tyre përkatëse.

Por falë kufijve të depërtueshëm, kjo nuk përbënte më ndonjë problem madhor. Gjatë viteve 1990, kur u shpërbë Jugosllavia në valën e spastrimit etnik dhe luftës, evropianët e panë atë si një rikthim tek e vjetra. Me ndihmën e fuqisë së fortë të SHBA-së, këta të fundit e paqëtuan Ballkanin dhe ofruan sërish shembullin e Alsasës si një zgjidhje për serbët, boshnjakët, malazezët, kosovarët etj.

Një analisti i njohur e ka quajtur atë “Pax Europeana”. Pazari i nënkuptuar që ofroi BE-ja ishte ky:ju në Ballkan trajtojini mirë të gjithë qyterarët tuaj, pavarësisht se në cilën anë të kufijve të rinj gjenden. Në këmbim, ne do t’ju pranojmë një ditë në klubin tonë, në mënyrë që kufijtë tuaj, ashtu si tanët, të mos kenë më rëndësi.

E këndshme për ecurinë e saj të mirë, BE-ja u përpoq të eksportonte edhe më larg rrugën alsasiane. Në vitin 2009, ajo ofroi të ashtuquajturin Partneritet Lindor për gjashtë kombe që kishin dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik – Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia. Këtu mesazhi ishte:Nuk mund t’ju bëjmë anëtarë, sepse Rusia do të mërzitej. Por nëse pranoni Pax Europeana, ne mund ta bëjmë jetën më të mirë për të gjithë ne.

Sa i largët duket sot ky mendim evropian, si një relike e një epoke të pafajësisë apo naivitetit. Vitet e fundit, në kufi janë rikthyer gardhet, muret dhe telat me gjemba. Dhe ritmi i kthimit pas në të shkuarën duket se po përshpejtohet. Kur më shumë se 1 milion refugjatë u shfaqën në vitin 2015 në dyert e Evropës, anëtarët e BE-së si Hungaria mbyllën instinktivisht kufijtë e tyre me tela me gjemba.

Kur u shfaq pandemia 5 vjet më vonë, vendet e BE-së i mbyllën sërish kufijtë e tyre. Shengeni nuk është zhdukur, por vazhdon që të lihet mënjanë. Në veriperëndim, Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE, duke e rihapur konfliktin mbi kufirin irlandez.

Në juglindje, një Rusi luftarake kishte shkelur tashmë kufijtë e Ukrainës dhe në një mënyrë tjetrën të gjitha vendet e Partneritetit Lindor, i dhanë lamtumirën Pax Europeana. Bjellorusia është rikthyer  një diktaturë të hapur, përdor në mënyrë cinike kufijtë e saj për t`i shndërruar refugjatët në pengje.

Në Ballkan, është rikthyer hija e grindjeve etnike dhe mosmarrëveshjeve kufitare, pjesërisht për shkak të zhgënjimit me mungesën e sinqeritetit të BE-së për anëtarësimin e afërt. Serbia dhe Kosova po përplasen fort me njëra-tjetrën, ndërsa një i dërguar i lartë i BE-së shqetësohet se mund të prishet edhe paqja e brishtë në Bosnje.

Gjatë dekadave të fundit, Evropa mendoi se i kishte dëbuar demonët e saj të vjetër. Përkundraziajo duket se po dëbon engjëjt e saj më të mirë. Unë nuk kam zgjidhje tjetërvetëm lexova titujt nëpër media. Dhe pastaj mendoj: Të paktën do të kemi gjithmonë Alsasën./Bloomberg, Bota.al

 

Fraksion.com