AktualitetTë fundit

“Më shumë mjekë të përgjithshëm”; Nga viti i ardhshëm mbi 150 kuota pranimi në Universitetin e Mjekësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Mjekësisë për rritjen e kuotave për studentët e Mjekësisë dhe ofrimin e praktikave klinike e profesionale në disa spitale të vendit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe prof. Arben Gjata.

Ministrja Manastirliu tha se “nga viti i ardhshëm, do të jenë më shumë se 150 kuota pranimi mbi ato aktualet për studentët e Mjekësisë, për të siguruar që në një plan disa vjeçar, të kemi më shumë mjekë të përgjithshëm për të përmbushur nevojat e sistemit shëndetësor publik dhe jopublik”.

Çdo vit, rreth 330 studentë të rinj nisin studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa në të gjitha degët e Universitetit të Mjekësisë të Tiranës janë mbi 2200 kuota studimi.

 

Fraksion.com