Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 22-28 nëntor 2021

Ky është horoskopi javor nga data 22-28 nëntor 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë  për secilën shenjë.

Dashi

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Demi

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Binjakët

Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj që as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.

Gaforrja

Këtë javë do keni nevojë të merrni frymë lirisht dhe mund të vendosni t’ia mbathni diku. Ju të dashuruarit do bëni gjithçka që keni në dorë që të krijoni një klimë sa më romantike dhe sensuale në lidhjen tuaj. Partneri do iu ofrojë mbështetjen e tij. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një lidhje serioze këtë javë. Më në fund as ju nuk do jeni më vetëm. Kujdes nga pamaturia në sektorin financiar sepse problemet që mund të lindin do jenë shumë të vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jetë në përgjithësi i qëndrueshëm, por herë pas here do ndiheni edhe në ankth. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Karriera do te ecë para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet.

Luani

Përfitoni nga influenca pozitive e planetëve për të përmirësuar jetën tuaj. Nëse keni një lidhje tregohuni të sinqerte me atë që keni në krah dhe pranoni të bashkëpunoni. Nëse jeni beqarë nuk do kaloni javën që prisnit. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin që po kërkoni. Dëshira juaj për të ndërmarrë rreziqe mund të sjellë përfitime në planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do keni vetëm nëse nuk tregoheni të kujdesshëm kur keni pasur shqetësime që më parë. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jenë të ndjeshme. Në jetën profesionale duhet të merreni më tepër me organizimin e punës.

Virgjëresha

Përkujdesi dhe delikatesa që do keni këtë javë do ju bëjnë të shkëlqeni kudo. Jeta juaj në çift do ketë bekimin e Neptunit. Jo vetëm që do jeni më tolerantë e të kuptueshëm, por do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla. Nuk do mungojnë as surprizat e veçanta nga të dy palët. Ju beqarët ka rrezik të tërhiqeni nga persona shumë të ndryshëm me ju dhe po hodhët hapa mundet të lëndoheni. Në planin financiar do jetë e vështirë të ruani ekuilibrin, pasi përveç dëshirës do jetë edhe nevoja e madhe për të bërë shpenzime. Shëndeti deri ditën e enjte nuk do ketë shqetësime. Më vonë kujdesuni pak më tepër për ushqimin në mënyrë qe te shmangni problemet me stomakun. Në punë do i arrini të gjitha objektivat që i keni vënë vetes.

Peshorja

Javë e turbullt do jetë kjo që po vjen. Herë do lindë dielli dhe herë do mbizotërojë zymtësia. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ketë probleme. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni sepse do keni ndërlikime më shumë. Për ju beqarët do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e parë. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet të ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme.

Akrepi

Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit.

Shigjetari

Këtë javë do jeni shumë të hapur dhe gati të bëni çdo gjë që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje gjërat do ju ecin për mrekulli me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët mund të keni dashuri me shikim të parë, por do tregoheni të logjikshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Pas të premtes për ju do fillojë një etapë më e bukur. Financat do fillojnë të normalizohen goxha pas të martës. Logjika dhe ndihma e planetëve do jetë e vyer. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Stresi dhe ankthi do bëjnë punën e vet. Në punë nuk duhet të filloni projekte pa qenë të bindur sepse mund të pendoheni më vonë. Nga ana tjetër merreni çdo gjë me qetësi dhe pa u nxituar që të mos gaboni.

Bricjapi

Mos i besoni askujt këtë javë dhe mundohuni të reflektoni gjatë para se të veproni. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma më mirë. Për asgjë nuk do ankoheni, përkundrazi do emocionoheni nga disa surpriza të jashtëzakonshme që do ju përgatisë partneri. Ju beqarët ka mundësi të vendosni ta çoni më tej një njohje të re dhe do ja kaloni mjaft mirë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë sepse keni për të pasur probleme serioze. Shëndeti për fat të mirë do jetë i shkëlqyer, pavarësisht lodhjes dhe situatave që mund të kaloni. Në punë më në fund do i konkretizoni disa nga planet e hershme dhe rezultatet do jenë pozitive.

Ujori

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë javë. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Peshqit

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat.

 

Fraksion.com