“E gëzueshme të kthehem në shtëpi”; Ambasadorja Kim nga Tropoja: Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vizitoi sot Tropojën, ku siç u shpreh ajo, u rikthye për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve për të ngrënë së bashku Darkën e Falënderimeve, festë e cila festohet në SHBA.
Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thekson se për amerikanët, “Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen”.
“Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @glow_club_tropoje”, theksoi Kim.
“SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.
Fraksion.com