AktualitetTë fundit

Do ekstradohet drejt Italisë; Alket Hatia reagon nga arratia: Më bënë kurban, ky është turp i drejtësisë shqiptare

Pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja firmosi lejen për ekstradimin e Alket Hatisë dret Italisë, ku është dënuar me 20 vite burg për drogë, vjen reagimi i këtij të fundit nga arratia.

Hatia, në një reagim për Klodiana Lalën, gazetaren e ‘News24’ e ka cilësuar këtë vendim, turp për drejtësinë shqiptare.

Ai pohon më tej se kishte besim te institucionet, konkretisht te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa shton se drejtësia lë për të dëshiruar në këtë rast. Mes të tjerash Hatia, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zoti i drogës’, pohon se është bërë ‘kurban’.

Mesazhi drejtua gazetares: 

I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet.

 

Fraksion.com