AktualitetBota+Të fundit

Austria hyn sot në lockdown të përgjithshëm; Nga 1 shkurti, vaksinimi me detyrim

Austria ka vendosur bllokim total kombëtar për të frenua përhapjen e infeksioneve COVID, pavarësisht protestave. Austriakëve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe dyqanet jo thelbësore janë mbyllur. Këto masa do të jenë në fuqi deri më 12 dhjetor, ku do të ketë një rishqyrtim të situatës.

Europa ndodhe në mes të valës së katërt të COVID, teksa vendimet për shtrëngim masash kanë shkaktuar reagime të forta dhe protesta në shumë shtete. Qytetarët u përleshën me policinë në Holandë dhe Belgjikë.

Për shkak të rritjes së infeksioneve, OBSH ka paralajmëruar Europën se nëse nuk ka forcim të masave, gjysmë milion vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme. Javën e kaluar Austria u bë vendi i parë europian që e bëri vaksinën COVID një kërkesë ligjore që pritet të hy në fuqi nga 1 shkurti. Politikanët në Gjermani po debatojnë për marrjen e masave të ngjashme, teksa të sëmurët po mbushin spitalet.

 

Fraksion.com